Sipas Hamitit, vendimi politik për krijimin e PTT-së së Prishtinës është marrë nga përfaqësuesi i shqiptarëve në Jugosllavi, Fadil Hoxha, ndërsa licenca për funksionim është dhënë nga Koça Popoviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendimin për PTT-në e Kosovës e ka marrë Fadil Hoxha, licencën për operim e ka dhënë Koça Popoviq. Ishte një vendim politik që thoshte se Posta e Kosovës duhet të jetë e Kosovës”, ka thënë Hamiti, duke shtuar se ndërmarrja mbulonte tërë territorin e Kosovës dhe kishte selinë në Prishtinë.
Surroi theksoi se ky ishte një hap përpara autonomisë politike të Kosovës, duke vënë në pah rëndësinë e themelimit të PTT-së në një kohë të vështirë, gjatë regjimit të ashpër të Rankoviqit.
Hamiti gjithashtu kujtoi se përmes bursës së marrë nga PTT-ja e Kosovës kishte nisur studimet e tij jashtë vendit, duke u bërë pjesë e brezit të të rinjve që, pas kthimit në Kosovë, ndihmuan në ndërtimin e institucioneve vendore.
“Ka qenë kohë e vështirë. As nuk kisha parë telefon, por mora vendimin me studiu dhe më vonë ndihmova në ndërtimin e Postës dhe Telekomit”, përfundoi Hamiti.