Arbëri

Haliti: Presidenti duhet të jetë nga PDK-ja

Xhaviti Haliti

Sa i përket çështjes së presidentit, deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, ka thënë se kjo pozitë do të duhej t’i takonte PDK-së. Sipas tij, presidenti apo presidentja do të duhej të zgjidhej me marrëveshje politike mes pozitës dhe opozitës.

“Mendoj se presidenti duhet të zgjidhet me marrëveshje politike, pozitë-opozitë. Mendoj se nuk duhet të jetë apolitik siç po i dëgjoj disa. Mendoj se presidenti duhet të jetë nga Partia Demokratike e Kosovës. Dikush që mund ta kryej këtë detyrë dhe që ka vullnet dhe i besohet. Për t’i besuar, duhet t’i besojë edhe pozita edhe pozita. Presidenti është noter dhe po keqkuptohet ndonjëherë dhe po reagon edhe presidentja. Vula e presidentit është mbi të gjitha çështjet dhe veçanërisht në marrëdhëniet me jashtë”, ka thënë Haliti në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Lexo përditësimet tjera
Xhavit Haliti

Iu hoqën 743 vota, Haliti: E ka bërë dikush që ka pasur qejf të bëhem deputet

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se nuk e di se kush ia...