Arbëri

Hakohet faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit

Komuna e Prishtinës

Ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është hakuar faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit.

Duke mos specifikuar saktë kur ka ndodhur, Komuna ka deklaruar se faqja është hakuar “kohëve të fundit”.

Përmes një njoftimi për media, Komuna ka bërë thirrje që të mos besohen postimet e faqes së njëjtë, deri në njoftimin e radhës.

“Ju njoftojmë se faqja e Inspektoratit të Kryeqytetit është hakuar kohët e fundit. Ekipet tona po punojnë për ta rikthyer kontrollin dhe funksionimin normal të saj. Ju lutemi të mos besoni postime të publikuara nga faqja deri në njoftimin e radhës, pasi ato nuk pasqyrojnë veprimet e institucionit”, thuhet në njoftim.