Arbëri

Hajdari thotë se nuk ka pranuar thirrje për seancë nga gjykata

Rozeta Hajdari

Rozeta Hajdari

Foto: Driton Paçarada

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se nuk ka pranuar thirrje nga gjykata për të marrë pjesë sot në seancën fillestare në rastin rezervat shtetërore. 

Në një postim në Facebook, Hajdari, ka thënë se kur pranon thirrje për seancën e ardhshme do të paraqitet në seancë.

“Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se, unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës!  Në momentin që e pranojë thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!” – ka shkruar Hajdari. 
Në mungesë të Hajdarit dhe të avokatit të Irfan Lipovicës, Feim Malaj, është shtyrë për 13 janar seanca fillestare në rastin rezervat shtetërore.  

Lexo përditësimet tjera
Rezervat shtetrore rasti

Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, munguan Rozeta Hajdari e avokati i Lipovicës

Përditësim, 9:47 - Është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar në rastin rezervat shtetërore e paraparë të...