Numri i kriminelëve, hajnave, mashtruesve dhe gënjeshtarëve që kanë folur për ortodoksinë e tyre amerikane ka qenë jashtëzakonisht i lartë. Siç është numri i madh i kriminelëve, hajnave, mashtruesve dhe gënjeshtarëve që besojnë thellë se rrëfimi në Kishë apo shkuarja në Qabe do t’i absolvojë
1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE pyetën ministrin e Shëndetësisë së Izraelit se a do të mund të kremtohen Pashkët lirisht, pa kufizimin e lirive nga kriza e pandemisë së COVID-19 .
Përgjigjja e tij ishte kjo, cituar nga gazeta prestigjioze “Haaretz”:
“Ne po lutemi dhe shpresojmë që Mesiaja do të arrijë para Pashkëve (hebraike, vërejtje e imja), kohën tonë të shpengimit. Jam i sigurt se Mesiaja do të mbërrijë dhe do të na nxjerrë ashtu si Zoti na nxori prej Egjiptit. Së shpejti do të dalim në liri dhe Mesiaja do të vijë e do të na shpengojë nga të gjitha telashet e kësaj bote”.
Ministri quhet Yaakov Litzman, i përket partisë ultra-religjioze Agudat Yisrael, pjesë e koalicionit qeverisës. Ultra-religjiozët janë me fuqi të madhe, ndonëse tradicionalisht pakicë politike, por pakicë e nevojshme për koalicion. Këtë pushtet të madh e zbaton këto ditë duke mos penguar lutjet në sinagoga, ndonëse çdo aktivitet tjetër për më shumë se dhjetë pjesëmarrës është i ndaluar. Ky nuk ndalohet edhe pse u vërtetua se një e treta e të infektuarve me virus fundjavën e kaluar dolën të kenë qenë mbledhur në sinagoga.
Vështrimin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.