Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila gjatë së dielës ka deklaruar se anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë.
Gruda ka thënë se kjo deklaratë e Haxhiut nuk ka asnjë bazë profesionale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, padia për gjenocid duhet të bëhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, jo në mekanizmat e Këshillit të Evropës, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Kanë kaluar më shumë se 3 vjet dhe nuk kanë bërë asnjë hap për padinë për gjenocid. Tani që duan të dërgojnë statutin e Zajednicës në Gjykatën Kushtetuese, provojnë të krijojnë sa më shumë paqartësi në publik duke folur për padinë pa asnjë bazë profesionale”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.