Një grua në Prishtinë ka raportuar se shkaku i neglizhencës së mjekëve të Klinikës së Gjinekologjisë, i ka humbur binjakët në javën e 21-të të shtatzënisë.
Por, Klinika e Gjinekologjisë në një sqarim për KOHËN ka thënë se bëhet fjalë për një abort.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas sqarimit gruaja kishte ardhur në Klinikë përmes Shërbimit Emergjent të QKUK-së dhe në Zyrën e Pranimit e kishte sjellë me vete njërin fëmijë të dështuar në javën e 21-të.Sipas tyre edhe fëmija tjetër ka qenë në proces të abortit.
“Klinika e Gjinekologjisë sqaron se pacientja e cila ka ardhur ne klinikë përmes Shërbimit Emergjent të QKUK-së, në Zyrën e Pranimit me njërin fëmijë të dështuar në javën e 20/21, e ka sjellë me vete. Fëmija tjetër ka qenë në proces të abortit dhe është dërguar në sallën e lindjes me ç’rast është kryer aborti. Edhe te fëmija tjetër, pesha ka qenë 300 gramë, pra, sipas OBSH-së dhe literaturës mjekësore kemi të bëjmë me dështim-abort, e jo me lindje”, thuhet nga Klinika e Gjinekologjisë.
“Asnjë mundësi nuk ka pasur që fryti në atë moshë dhe me atë peshë që të shpëtohet. Qasja e personelit, sipas deklaratave të tyre dhe pacientes ka qenë korrekte. Rrjedha e kryerjes së abortit ka shkuar mirë dhe gjendja e pacientes ka qenë e mirë. Vlen të ceket se pacientja nuk ka qenë e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK-së asnjë ditë me parë”.
Ndërkohë Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se ka lëshuar urdhëresë të bëhet autopsia në trupat e dy fëmijëve dhe është iniciuar rast për “trajtim për pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Lidhur me këtë çështje ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia trupave të pajetë (dy foshnjave), derisa është iniciuar rast “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.