Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka quajtur lajm të mirë zgjedhjet e reja në Kosovë pas dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Përveç se lajm të mirë, ai e ka lidhur këtë situatë me dëshirën për rikthimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për rikthimin e Hashim Thaçit. Thaçi për kryeministër”, ka shkruar ai në rrjetin X.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, mëngjesin e 6 marsit ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, disa orë pasi institucioni legjislativ ka nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri. Vendimi i Osmanit është mirëpritur nga partitë opozitare të cilat e kanë takuar atë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, por jo edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Subjekti që drejton Qeverinë, dekretin e saj e ka quajtur antikushtetues dhe e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Jokushtetues atë e kanë vlerësuar edhe njohës të çështjeve juridike e politike.
Excellent news.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 7, 2026
God is preparing all of us for the return of @HashimThaciRKS!
Thaci for Prime Minister. 🇽🇰 https://t.co/Hwi5M3ubeQ