Emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka uruar Pavarësinë e Kosovës, duke e përmendur mospraninë e atij që e shpalli pavarësinë, Hashim Thaçi, për festë në Prishtinë.
Teksa ka uruar miqtë e tij në Kosovë për këtë festë, ai ka thënë se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi “e rëndë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”, ka shkruar Grenelli në platformën “X”.
Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t'i dhënë fund kësaj, siç e ka quajtur ai, padrejtësie - për shkak të politikës.
“Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, ka shtuar ai, duke e përmendur edhe emrin e kryeprokurorit në Hagë, Jack Smith.
Rama pajtohet me Grenellin për Thaçin: Sa më shumë të vazhdojë padrejtësia, aq më e madhe njolla në Speciale
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pajtuar me deklaratën e emisarit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, i cili teksa e ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se “themeluesi i shtetësisë së Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë, jo pas grilave në Hagë.
Derisa e ka shpërndarë këtë deklaratë të Grenellit në rrjetin social “X”, Rama ka thënë se sa më shumë të vazhdojë “padrejtësia ndaj Thaçit”, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë.
“Absolutisht! Dhe sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë”, ka shkruar Rama.
Absolutely! And the more it continues, the bigger the stain on the international justice body! pic.twitter.com/iLsFPBogW7
— Edi Rama (@ediramaal) February 17, 2025
Grenelli ka thënë se ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi “e rëndë”.
“Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”, ka shkruar Grenelli në platformën “X”.
Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t'i dhënë fund kësaj, siç e ka quajtur ai, padrejtësie - për shkak të politikës.
“Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, ka shtuar ai, duke e përmendur edhe emrin e kryeprokurorit në Hagë, Jack Smith.