Emisari për Misione të Posaçme i SHBA-së, Richard Grenell, e ka quajtur delirant kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për shkak të deklaratës mbi marrëdhëniet Kosovë-SHBA.
Kurti ka përsëritur të enjten se marrëdhëniet me SHBA-në nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se gjatë qeverisjes së tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Grenell ka reaguar sërish duke thënë se “marrëdhëniet nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët”.
“Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata Biden, NATO, BE-ja, Ambasada amerikane, Anthony Blinken, etj”, ka shkruar Grenell në platformën X, ndërsa ka bashkangjitur deklaratën e Kurtit: “Albin Kurti i përgjigjet Grenellit: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë më të mira se kurrë”.

Polemikat mes të dyve kanë nisur ditë më parë kur Grenell fillimisht i reagoi Kurtit se deklarata e këtij të fundit për “marrëdhëniet e mira me SHBA-në” janë mashtrim. Madje, Grenell pati shkruar më 3 shkurt se “bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Albin Kurtit”.
Kurti të enjten në një televizion lokal ka thënë se “nganjëherë ka kritika e vërejtje, por duhet të ecim përpara”. Ndërsa ka insistuar për marrëdhënie të mira me SHBA-në, ai ka përmendur blerjen e helikopterëve e avancimin e raporteve në aspektin diplomatik e mbrojtje.