Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Goditet rrjeti që ka përfituar miliona nga fajdetë e detyrimi

Foto: Koha

Aksionet e një spitali privat atëkohë të papërfunduar, dy shtëpi, një veturë në vlerë të dhjetëra e mijëra eurove, para kesh dyshohet se i janë marrë një biznesmeni nga Prishtina përmes detyrimit e fajdesë nga një grup prej shtatë personave.

Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri”, Ilir Bojku, Mentor Maqani, Rrahim Hashim e Adil Thaçi janë pesë personat e arrestuar për këto dyshime. Në arrati, sipas hetuesisë, janë: Zekë Jasiqi e Ekrem Lika, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dëmi që ky grup prej shtatë anëtarëve dyshohet se ia kanë shkaktuar këtij biznesmeni është 2.5 milionë euro. Së paku për tre nga ta gazeta ka konfirmuar që kanë të kaluar që lidhet me krimin.

Ismet Osmani, i cili ka vepruar në Çeki, nga mediat ndërkombëtare cilësohet si njeri që ka gisht në kontrollimin e drogës dhe krimit të organizuar. Rrahim Hashimi është i përfshirë edhe në së paku dy raste të tjera penale, ndërsa i dyshuari në arrati, Ekrem Lika, është i akuzuar në një rast të falsifikimit të certifikatave të pronave.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)