Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë

Shkolla Zenel Hajdini

Foto: Ilustrim

Rreth gjysma e shkollave në kryeqytet kanë probleme me sigurinë, sipas një raporti të sigurisë të realizuar në shkolla nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë.

Për këtë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me drejtorët e të gjitha shkollave të kryeqytetit, së bashku me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe drejtorët e Arsimit, Inspekcionit, Investimeve Kapitale, Transformimit, Mobilitetit, Shërbimeve Publike, si dhe Sigurisë dhe Emergjencave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se qëllimi i këtij takimi është që ta shqyrtojnë në detaje raportin e sigurisë dhe të identifikojmë menjëherë hapat konkretë që duhet të ndërmerren.

“Në këtë proces, çdo drejtori do të marrë përgjegjësitë që i takojnë sipas fushës së saj, ndërsa një pjesë e masave do të adresohen edhe nga vetë menaxhmentet e shkollave. Siguria në shkolla është një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore”, thuhet në njoftim.