Gjykata Themelore në Prishtinë ka rivendosur që të pezullojë lejet dhe licencat të tri hidrocentraleve të KELKOS-it në Lumbardhin e Deçanit.
Ky vendim ka ardhur pasi Apeli kishte kthyer lëndën në rivendosje, me arsyetimin se paditësi duhet të dëshmojë interesin e vet për padinë ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Themelorja sërish ka vendosur për pezullimin e licencave. Me këtë aktvendim shtyhet ekzekutimi i lejeve ujore e mjedisore dhe licencave për prodhimin e energjisë, të cilat i kanë lëshuar institucionet vendore për hidrocentralet “Deçani”, “Bellaja” por edhe “Lumbardhi 2”.
“Shtyrja e ekzekutimit vendoset për të parandaluar dëmin e pariparueshëm deri kur të shqyrtohet padia jonë kundër dy organeve vendimmarrëse, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë”, ka bërë të ditur avokati i paditësit Faton Selmanaj, Gatoar Mjeku, pas pranimit të aktvendimit.
Ai ka treguar se me aktvendim të veçantë, Gjykata ka miratuar edhe zgjerimin e dyfishtë të padisë.
“Përveç aktivistit Faton Selmanaj, paditës do jenë dy qytetarë të Deçanit, të cilët po mbrojnë tokën e vet nga veprimtaria e paligjshme e Kelkosit. Kontesti do të përfshijë vendimin e para do ditëve të MEA-s për ta pajisë me leje ujore hidrocentralin e tretë “Lumbardhi II”, ka theksuar ai.