Në Gjykatën Supreme të Kosovës, kryetari i kësaj gjykate, Enver Peci ka prezantuar Raportin Vjetor të vitit 2018.
Një nga sukseset me të mëdha sipas tij është hartimi i Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Pecin është evidente se gjykatat dhe gjyqtarët në Kosovë nuk kanë konsistencë në aktgjykimet dënuese.
“Ne i kemi analizuar aktgjykimet e rasteve të korrupsionit. E kam thënë edhe disa herë që dikush për keqpërdorim të 70 mijë eurove dënohet me kusht ndërsa dikush për 5 mijë euro dënohet me 3 vjet burg. Nuk ka konsistencë”, ka thënë ai para mediave.
Peci e ka konsideruar vitin e kaluar si me të suksesshmin ndonjëherë. Sipas tij në vitin 2018 nuk kanë përfunduar vetëm 100 raste nga 1371 sa ishin në punë.