Në gjysmë faqe të formatit A4 është i përmbledhur vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për tjetërsimin e pronës së Radiotelevizionit të Prishtinës, vlera e së cilës është milionëshe. Gjykatësi Lekë Prenaj është mjaftuar me atë se “dy palët janë pajtuar me këtë marrëveshje”.
Nuk e ka kontestuar fare pronësinë mbi këtë ngastër. Sipas dosjes së lëndës, gjyqtari Lekë Prenaj nuk e ka kontestuar as borxhin e pretenduar, për të cilin si shkëmbim është dhënë prona, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk ka zhvilluar fare procedurë për të vërtetuar borxhin që pretendohet së është krijuar më 1994 nga RTP-ja. Por vetëm përmes procedurës gjyqësore ka marrë aktvendim për vërtetim pronësie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjyqtari si palë të paditur e ka konsideruar RTP-në, ani pse si ndërmarrje shoqërore nuk ekziston qe disa dekada. RTP-ja në Ministrinë e Tregtisë është regjistruar si ndërmarrje shoqërore në vitin 2014. Në formular të Ministrisë së Tregtisë specifikohet që e menaxhon Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Palë tjetër në këtë proces ka qenë Shkumbin Qehaja.
Ai është i biri i Tefik Qehajës. Ai pretendon se babai i tij para luftës e ka pasur një kompani, përmes së cilës e ka furnizuar RTP-në me pajisje televizive.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)