Procesi i rregullt gjyqësor në rastin “Veteranët” nuk do të mund të fillojë derisa të qartësohet nga Gjykata Supreme çështja e kompetencave mes departamenteve të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Pas vërtetimit disa ditë më parë të aktakuzës në Gjykatë të Apelit, tani shkalla e parë është para dilemës së cili departament duhet të vazhdojë ta shqyrtojë lëndën. Duke qenë se në Apel për këtë rast ka vendosur Departamenti Special, gjykata nuk e ka të qartë nëse për gjykimin më tutje të kësaj lënde është kompetent Departamenti i Krimeve të Rënda (ku është shqyrtuar deri më tani) apo Departamenti Special, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë shkak, siç i është thënë “Kohës Ditore”, gjykata ka marrë vendim që ditëve në vijim t`i drejtohet Supremes për sqarim të kompetencave.
Më datën 23 nëntor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Gjykatat, së bashku edhe me disa ligje të tjera që kishin të bënin me fushën e sundimit të ligjit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)