Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania e përkushtuar për ta mbështetur Gjykatën Speciale

Ekaterina Trendafilova

Gjermania mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Gjykatën Speciale në Hagë dhe zbatimin e rekomandimeve të saja, përfshirë krijimin e një fondi për kompensim të viktimave. 

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, ka nisur vizitën në Kosovë. Ka vizituar Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë të hënën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mirënjohës që kemi gjyqtaren Trendafilova, kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, në vizitë sot në Ambasadën tonë. Gjermania mbetet e përkushtuar për ta mbështetur këtë gjykatë të rëndësishme, procedurat e saja dhe zbatimin e rekomandimeve të saja, për shembull një fond për kompensim të viktimave”, ka shkruar Ambasada në Facebook.