Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në Kosovë, Baerbock: Paqja në Ballkan varet nga një fije

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka konfirmuar edhe një herë se vitin e ardhshëm shteti gjerman do të dërgojë 150 trupa shtesë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të martën, Baerbock ka theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor varet nga një fije.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Ballkanin Perëndimor, paqja shpesh varet nga një fije. Angazhimi i NATO-s dhe BE-së shkojnë dorë për dorë: Misioni i EUFOR-it ofron siguri në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe KFOR-i bën të njëjtën gjë në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë me ushtarë shtesë për KFOR-in”, ka thënë Baerbock.

Që nga tensionet në veri dhe sulmit në Banjskë më 24 shtator, Hungaria dhe Britania kabë dërguar trupa shtesë në Kosovë. Trupat shtesë gjermane pritet të zbarkojnë në Kosovë gjatë muajit prill.