Arbëri

Vazhdojnë pritjet e gjata në disa pika kufitare për të dalë nga Kosova

Merdar

Ilustrim

Përditësim, 16:35  - Në pothuajse të gjitha pikat kufitare të Kosovës për dalje, ka pritje të gjata. Aktualisht, më e ngarkuara sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar është pika kufitare Dheu i Bardhë ku pritja për të dalë nga Kosova është dy orë e gjysmë.

Kolona e veturave në këtë pikë kufitare është një kilometër.

Pika tjetër kufitare në Merdar është po ashtu e ngarkuar, ku pritja për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare është dy orë ndërsa kolona e veturave një kilometër.

Edhe në Jarinjë, pritjet janë deri në dy orë për të dalë nga Kosova ndërsa kolona e veturave është dy kilometra.

Kolonë e gjatë prej një kilometër e gjysmë është bërë edhe në Bërnjak. Atje pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë.

Pritje për të dalë nga Kosova janë regjistruar aktualisht edhe në pikën kufitare Muçibabë deri në një orë e gjysmë, ndërsa për të hyrë gjysmë orë. Kolona e veturave në këtë pikë kufitare për dalje nga Kosova është deri në 700 metra.

Në Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në një orë ndërsa kolonë të veturave nuk raportohet të ketë.


Gjendja në kufi, kolona kilometërshe në Merdar e Jarinjë

Përditësim, 11:10 - Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare. Në përditësimin e fundit të bërë pas orës 11, njoftohet se për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdarit pritjet janë deri në tri orë dhe kolonat janë 3.5 kilometra. 

E për të dalë nga Kosova nëpërmjet Jarinjës kolonat janë 2.5 kilometra dhe pritjet deri në dy orë. Deri në dy orë pritje ka edhe te Dheu i Bardhë. 

Ndërkohë në Mutivodë pritjet janë pakë më tepër se një orë dhe në Muçibabë rreth 50 minuta. 

Gjendja rreth orës 15:00-16:00


 

Gjendja në kufi, pritje deri në tri orë në Merdar

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë duke vazhduar. Për të dalur nga Kosova nëpërmjet Merdarit pritjet janë deri në tri orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në përditësimin e fundit të bërë pak para orës 8:30. Kolonat në këtë pikë kufitare janë 3.5 kilometra. 

E pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë. Për të dalur nga Kosova nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri dy orë. 

E në Jarinjë pritjet janë deri një orë, ndërsa në Mutivodë 40 minuta. Në pikat tjera kufitare ka më pak fluks.