Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të martën pasdite ka njoftuar se ka gjetur trupin e pajetë të mërgimtarit 33-vjeçar i cili vdiq pasi kërceu në ujë nga ura në Liqenin e Ujmanit.
Viktima kishte kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit të dielën dhe s’kishe dalë më nga uji. Pavarësisht kërkimeve për dy ditë nga Policia e Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, nuk pati rezultat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë martën, me autorizim të KFOR-it, ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së dolën në terren dhe pas disa orësh kërkim, gjetën trupin e pajetë.
“Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit. Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.