Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Arta Hajzeraj, 13-vjeçare, e cila të dielën ishte raportuar e zhdukur në Gjermani, është kthyer sot në shtëpi shëndosh e mirë.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se lajmi është konfirmuar nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasada ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që thuhet se treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe.