Arbëri

Gjenden motoristët nga Suhareka që humbën rrugën në afërsi të Shtërpcës

Motoriste

Katër motoristë nga Suhareka që kishin humbur rrugën në afërsi të qytetit të Shtërpcës janë gjetur.
Për këtë ka njoftuar Shoqata e Kosovës për kërkim-shpëtim. 

“Pas pranimit të thirrjes për ndihmë, ekipet tona u aktivizuan menjëherë dhe nisën kërkimin në zonën malore ku ishin raportuar për herë të fundit. Pavarësisht terrenit dhe kushteve, motoristët u lokalizuan dhe u asistuan deri në kthimin e tyre të sigurt”, thuhet në njoftim. 

Kërkimi për ta kishte filluar të shtunën mbrëma.  se ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shtërpcës për gjetjen e 4 motoristëve nga Suhareka.