Mbetje mortore janë gjetur të premten në një lokacion të ri në Vushtrri. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se ka mundësi që mbetjet të jenë të një personi nga lista e personave të zhdukur.
Komisioni po pret identifikimin e mbetjeve pas pranimit të raportit të ADN-së nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, gjatë gërmimeve të realizuara në një lokacion të ri në Vushtrri, janë gjetur mbetje mortore që potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur. Ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata 'Martirët e Lirisë' nga Vushtrria”, thuhet në njoftim.