48 punëtorë shëndetësorë të SHSKUK-së gjatë vitit të kaluar ishin infektuar për herë të dytë me COVID-19.
Në raportin vjetor të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar thuhet se nga 2 mijë e 959 punëtorë shëndetësorë të cilët u infektuan gjatë vitit 2020 nga Covid-19, 48 prej tyre raportuan se ishin infektuar për herë të dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSHSKUK në për një përgjigje për Kohën ka thënë se nga këto riinfektime nuk ka pasur ndonjë rast me fatalitet, derisa gjendja e tyre shëndetësore është përcjellë nga stafi.
“Në bazë të raportimeve nuk kemi ndonjë rast që ka pësuar me fatalitet si pasojë e riinfektimit me Covid-19. “Të gjitha rastet e infektimeve dhe riinfektimeve të punëtorëve me Covid-19, janë paraqitur fillimisht tek institucioni ku është i punësuar dhe sipas nevojës, është përcjellë gjendja shëndetësore e secilit me masat e nevojshme” është thënë në përgjigjen e SHSKUK-së.
Nga 48 punëtorë shëndetësorë të cilët u infektuan për herë të dytë nga Covid-19, 9 prej tyre ishin mjekë, 28 infermierë dhe 11 punëtorë që nuk ishin staf shëndetësor.
Sipas të dhënave të SHSKUK gjatë vitit 2020, nga 2 mijë 959 punëtorë shëndetësorë të infektuar, 2 mijë e 199 u shëruan, ndërsa 12 vdiqën.