Poeti Agim Gjakova, në një rrëfim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, ka treguar se si kosovarët ishin të stigmatizuar dhe të ndjekur në Shqipërinë e regjimit komunist, ku konsideroheshin si rrezik ideologjik.
“Pirro Bita, sekretar i sekretariatit në atë kohë, i mblodhi të gjithë sekretarët e partive të rretheve dhe u tha: ‘Kosovarët janë të molepsur nga ideologjia revizioniste. Sigurimi (shërbimi sekret i Shqipërisë) duhet të dijë ku, me kë po takohen’”, tregon Gjakova, duke theksuar se kjo nuk kishte të bënte me mbrojtjen e Shqipërisë, por me përpjekje për t’i dëshmuar Enver Hoxhës se “po bëhej punë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dosjen e Sigurimit, të cilën Gjakova e mori më vonë në dorë, përshkruhet ndjekja e tij e përditshme deri në detaje absurde.
“Veç nuk m’i kanë përshkru edhe çka kam pa andërr, me ia qëllu”, ironizon ai.
Ndër të tjera, Gjakova ka qenë autor i një letre drejtuar ministrit të Brendshëm të kohës, Kadri Hazbiut, ku shprehej hapur: “Shqipëria e la Kosovën në vitin 1944 në duart e shkaut, serbëve... Kosovarët nuk trajtohen mirë në Shqipëri”.
Megjithëse shumë prej shokëve të tij u arrestuan, u dënuan me burgime të rënda apo edhe me pushkatim, Gjakova shpëtoi. Ai thotë se këtë ia detyrohet ndërgjegjes së bashkëkombësve të tij
“Nuk më ka shpëtu Perëndia, më kanë shpëtuar vëllezërit tanë nga Kosova – profesorë, gazetarë, akademikë – që më kanë njohur dhe nuk kanë besuar kurrë se kam ardhë me e prishë Shqipërinë”, rrëfen Gjakova.
Sipas poetit, loja e Sigurimit ishte që kosovarët të mos lejoheshin në jetën publike në Shqipëri.