Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar të enjten me deputetin kroat, kryesuesin e grupit të partive popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Davor Ivo Stier.
Në njoftimin e lëshuar nga MPJD-ja thuhet se në fokus të këtij takimi ishte finalizimi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka shprehur mirënjohje për kontributin e delegacionit kroat në mbështetjen në anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.
"Mbështetja e palëkundur e Stierit dhe delegacionit kroat ka qenë vendimtare në arritjen e një shumicë të jashtëzakonshme prej 82% të votave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka thënë ajo.
Gërvalla gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me grupet politike dhe Komitetin e Ministrave për finalizimin e procesit të anëtarësimit Kosovës në KiE.