Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla “s’e njeh” kryetarin e Zveçanit

Donika Gervalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka ngatërruar stërnipin e heroit Isa Boletini, Gazmendin, me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, gjatë vizitës me zyrtarë të tjerë qeveritarë në Boletin të Zveçanit.

Gjatë vizitës të enjten për shënim të Ditës së Flamurit, ajo i është referuar Gazmend Boletinit me “kryetar”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mirëmëngjes kryetar”, i referohet ajo.

Por përgjigja e Boletinit ishte e shpejt. “Nuk jam kryetari. Unë jam stërnipi i Isa Boletinit”, u përgjigj ai.

Pas kësaj, Gërvalla kërkon falje, ndërsa Boletini e njofton se kryetari Peci ndodhet brenda.