Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka udhëtuar në Kroaci për të marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut.
Gërvalla do të jetë në Dubrovnik me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç-Radman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo platformë tashmë tradicionale paraqet një mundësi të mirë për diskutimin e sfidave aktuale të politikës ndërkombëtare. Gjatë këtij forumi, Ministrja Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sfidave të paqes dhe stabilitetit në Evropë si dhe do të ndajë përvojën e Republikës së Kosovës me proceset e integrimeve euroatlantike dhe reformat e thella në sundimin e ligjit, ngritjen e standarteve të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik. Ajo do të theksojë gjithashtu rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit multilateral për tejkalimin e sfidave globale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Në margjina të Forumit të Dubrovnikut, sipas njoftimit, Gërvalla do të zhvillojë edhe takime bilaterale me ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse, “me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e interesave të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
Gërvalla mori pjesë në këtë forum edhe vitin e kaluar.
Forumi i Dubvronikut ka nisur dje, ndërsa përfundon gjatë ditës së sotme.