Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se partisë së parë, këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, i takon të gjejë zgjidhje për ta tejkaluar ngërçin për konstituimin e Kuvendit.
“Konstituimi është detyrë kushtetuese, nga e cila lind e drejta kushtetuese. E drejta kushtetuese për këtë i takon LVV-së. LVV-ja e ka të drejtë kushtetuese ta propozojë kandidatin dhe të gjejë konsensusin. Sipas aktgjykimit të Kushtetueses të vitit 2014, vetëm partia e parë e ka mundësinë ta zgjedhë kryeparlamentarin dhe LVV-ja e ka obligimin të ofrojë dhe të gjejë zgjidhje”, ka thënë Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, LDK-ja e ka dhënë idenë e qeverisë tranzicionale për ta kaluar krizën. Por nëse nuk ka zgjidhje, Gashi nuk përjashtoi shkuarjen në zgjedhjeve.