Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka përmendur disa nga “dështimet” e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Në seancën e sotme plenare, Gashi ka thënë se Kurti gjatë ekzekutivit të tij më shumë është dukur sikurse drejtor i ndonjë ndërmarrjeje, sesa kryeministër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, i vetmi “sukses” i kësaj qeverisjeje është hartimi dhe miratimi i doracakëve për edukim seksual.
“Kurti e ka pasur fjalimin më të gjatë në historinë e Kosovës dhe asnjë moment nuk e pamë si kryeministër, më shumë si drejtor i ndërmarrje apo drejtor i çerdheve. Te ekonomia dhe inovacioni ka premtuar themelimin e bankës zhvillimore ka dështuar, ka premtuar rivitalizimin e Trepçës nuk është realizuar ke dështuar; qeveria premtoi përmirësimin e kushteve të punës, duke punësuar inspektorë, por nuk e realizoi dhe faktet tregojnë se Qeveria nuk ka arritur t’ua ofrojë kushtet bazike punëtorëve. Albini si kryeministër ka dështuar në rregullimin e rrugëve, arsimi dhe shëndetësia po ashtu dështim. I vetmi sukses që ka pasur ka qenë hartimi dhe miratimi i doracakëve për edukimin seksual. Ka premtuar ndërtimin e spitalin dhe ka dështuar. Deri më tani ky kryeministër mund të kualifikohet i paaftë, i dështuar. Ky kryeministër ka bërë edhe shkelje kushtetuese”, ka thënë Gashi.