Arbëri

Gashi: Nëse Kuvendi s’flet, kush e zgjidh krizën – rrjetet sociale, kafenetë apo horoskopi?

Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me moskomunikimin në Kuvend për të gjetur zgjidhje lidhur me ngërçin e krijuar për konstituim.

Ai ka thënë se në emër të rregullores që “nuk lejon debat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, po vazhdo kriza.

Gashi tutje ka përmendur rrjetet sociale, kafenetë e horoskopin, derisa ka pyetur se nëse Kuvendi nuk flet për ta zgjidhur krizën, kush duhet të flasë.

“Mirë se vini në parlamentarizmin tonë të çuditshëm – ku deputetët janë të ftuar të heshtin, partitë ftohen të mos komunikojnë, dhe zgjidhjet pritet të bien nga qielli! Na thuhet se ‘rregullorja nuk lejon debat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit’. Po kush e ndalon debatin për gjendjen politike? Kush e ndalon idenë? Apo ndoshta frika nga fjala është bërë më e madhe se vetë kriza? Por nëse Kuvendi nuk flet, kush do ta zgjidhë krizën? Rrjetet sociale? Kafet? Apo ndoshta horoskopi? Kuvendi është për debat. Për ide. Për zgjidhje. Jo për teatrin e heshtjes me regji ditore politike”, ka shkruar ai në Facebook.