Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka thënë se ndëshkueshmëria për rastet e veprës penale të dhunës në familje, sipas Kodit Penal të Kosovës është shumë e ulët, tek ka folur në emisionin “60 Minuta” në KTV për rastin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi të enjten në Malishevë.
“Për këtë vepër, ndëshkueshmëria momentale sipas Kodit Penal është shumë e ulët, sepse dënimi parashihet nga 3 muaj deri në 3 vjet. Pra jo ndonjë dënim, ku ta dimë sa i lartë”, ka thënë ajo në KTV duke shtuar se në shumë raste po ka ulje të dënimeve për shkak të “pajtimeve që deklarohen nga palët”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë premten, Policia arrestoi të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve. Ai është dhëndri i tyre, që në të kaluarën kishte qenë i dënuar për dhunë në familje, pasi kishte rrahur bashkëshorten, e madje edhe për kanosje. Në prill ai ishte dënuar me pesë muaj burgim, ndërsa Apeli ia ka zbutur në 3 muaj dënimin. Në rastin konkret masë lehtësuese ishin konsideruar kthimi i viktimës në shtëpi dhe shprehja e pendimit nga i akuzuari.
Avokatja ka thënë se në shumicën e rasteve me të cilat është përballur, nuk ka pasur dënime maksimale për këtë vepër. Megjithatë, sipas saj po jepen dënime me burgim efektiv, por në periudha disamujore.