Organizimi i garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje” nga Federata Atletike e Kosovës, do ta mbyllë përkohësisht një pjesë të magjistrales Prishtinë-Ferizaj të dielën e 22 marsit.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, segmenti nga Prishtina Mall – Veternik – QMI do të jetë i mbyllur për dy orë, nga ora 9 deri në 11.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka apeluar që qytetarët të shmangin këtë segment rrugor në këtë periudhë kohore.
Sipas njoftimit, për këtë garë FAK-ja ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës.