Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

GAP: Rritja e pagave për asamblistët nuk solli rritje të performancës në kuvendet komunale

pare ilsutrim

Foto ilustrim

Instituti GAP ka publikuar një analizë lidhur me ndikimin e rritjes së pagave në funksionimin e kuvendeve komunale, duke vënë në pikëpyetje efektin e kësaj reforme në përmirësimin e punës së tyre.

Analiza me titull “A ndikoi rritja e pagave në përmirësimin e dinamikës së punës të Kuvendeve Komunale?” trajton pasojat e zbatimit të Ligji për Pagat në sektorin publik, i cili hyri në fuqi në vitin 2023 dhe ndryshoi mënyrën e kompensimit financiar në administratën publike, përfshirë edhe pushtetin lokal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raportit, kjo reformë ka sjellë një rritje të dukshme të pagave për asamblistët komunalë.

“Para hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave, kompensimi i asamblistëve ishte 150 euro si pagë bazë dhe 50 euro shtesë për çdo seancë të mbajtur, pa dallim mes komunave të mëdha, të mesme dhe të vogla, pra me trajtim uniform. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, në kryeqytet, koeficienti 6 prodhon një pagë prej 660 euro, ndërsa në komunat e tjera koeficientet luhaten nga 5.3 deri në 5.9, duke krijuar shkallëzim sipas komunës, ku paga më e ulët e një asamblisti/eje në një komunë të vogël arrin 583 euro”, thuhet në komunikatë.

Megjithëse rritja e pagave pritej të ndikonte pozitivisht në motivimin dhe angazhimin e të zgjedhurve lokalë, gjetjet e Institutit GAP tregojnë se kjo nuk është reflektuar në rritje të dinamikës së punës në kuvendet komunale.

“Pas rritjes së pagave nga fillimi i vitit 2023 e tutje, në disa tregues që matin performancën e kuvendeve komunale ka pasur rritje të kufizuar ose minimale, ndërsa në shumicën e treguesve të tjerë vërehet rënie. Numri i mbledhjeve të kuvendeve komunale në shtatë komuna ishte 81 në vitin 2022, 91 në vitin 2023, ndërsa ka rënë në 85 në vitin 2024. Kjo nënkupton se periudha e parë pas rritjes (2023) shënon një rritje të numrit të mbledhjeve krahasuar me vitin bazë, por ky trend nuk konsolidohet në vitin pasues (2024), ku numri i mbledhjeve është i ngjashëm me ato të vitit 2022. Edhe kohëzgjatja totale e mbledhjeve jep rezultat negativ.  Koha e kaluar nga kuvendet komunale në shtatë komunat në seanca në vitin 2022 ishte 285 orë, në vitin 2023 rreth 286 orë, ndërkaq në vitin 2024 ka rënë në 271 orë. Pra, rritja në 2023 është minimale, ndërsa në 2024 ka rënie të dukshme të kohës së kaluar në mbledhje. Ndërkohë, produktiviteti normativ nuk dëshmon rritje pas rritjes së pagave, përkundrazi shfaqet rënie: në vitin 2022 janë miratuar 26 rregullore dhe 540 vendime, në vitin 2023 janë miratuar 35 rregullore dhe 477 vendime, ndërsa në vitin 2024 vetëm 10 rregullore dhe 442 vendime”, thuhet në njoftim.