Kuvendarët e Fushë-Kosovës për herë të tretë me radhë i kanë miratuar taksat administrative për lëshimin e lejeve për ndërtim, lejeve për rrënim dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës për vitin 2021. Dy herët e tjera Komunës i janë kthyer mbrapshtë këto taksa nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, pasi që jo gjithçka ka qenë në përputhje ligjore.
KOHA ka kërkuar përgjigje nga zyrtarët e Fushë-Kosovës që nga dita e hënë, por ato kanë munguar edhe gjatë ditës së martë. Në anën tjetër, zyrtarët e partive opozitare, megjithëse nuk kanë folur zyrtarisht, ata kanë treguar se edhe tash nuk ka ndonjë dallim të madh të këtij propozimi për këto taksa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Herën e parë iu kanë referuar gabim një ligji, herën e dytë pothuaj ka qenë arsyeja e ngjashme. E herën e tretë duhet njëfarë plani ma ia bashkëngjit rregullores e këta e kanë sjell ndaras dhe për këtë e kanë kthye edhe njëherë. Veç taksa e rrënimit më duket se ka ndryshuar nga ato që kanë qenë në fuqi më herët. Edhe zona e parë, zona e dytë ka një ndryshim shumë të vogël”, ka thënë një zyrtar nga opozita në këtë komunë.
Në shkresën e Drejtorisë për Planifikim Urban i kërkohet Kuvendit Komunal që t’i miratojë taksat për kategorinë e parë/kosto për metër katror 1.55 euro, taksa për kategorinë e dytë/kosto për metër katror 241.87 euro, taksa për rritjen e densitetit të infrastrukturës për kokë banori 4.84 euro për metër katror, taksa për leje rrënim/kosto për metër katror 0.95 euro.
“Llogaria është kryer në bazë të Udhëzimit Administrativ nr. 02/18 të datës 29.05.2018, në përputhje me Ligjin nr. 04/L-110, neni 22, paragrafi 2 dhe Ligji mbi financat e pushtetit lokal nr. 05/L-108, neni 3 dhe 14, për shqyrtimin e versionit të propozuar të tabelës së shpenzimeve në Komunën e Fushë-Kosovës për ndërtimet e kategorisë së parë dhe të dytë të objekteve si dhe taksa për leje rrënimi për objektet e kategorisë së parë dhe të dytë”, thuhet në kërkesën e Drejtorisë për Planifikim Urban.
“Sipas Udhëzimit Administrativ nr. 02/18 të datës 29.05.2018, ka mundësi që tarifën për rritjen e densitetit të infrastrukturës për kategorinë e parë të mos aplikohet gjatë këtij viti. Lirimi nga pagesat do të bazohet sipas UA nr. 02/2018, përkatësisht nenit 18. Kërkojmë nga Kuvendi Komunal që për ë gjitha objektet që financohen nga institucionet shtetërore të lirohen nga taksa për leje ndërtimore”.
Edhe në shkresën e MEA-së të protokolluar më 24.11.2020 për shqyrtimin e kërkesës nga Komuna e Fushë-Kosovës për taksa për leje ndërtimore për vitin 2021 me numër protokolli 4639/20 të datës 19.10.2020, thuhet se bazuar në shkresën e datës 19.10.2020 me numër protokolli 4639/20, lidhur me caktimin e taksës administrative për leje ndërtimore, taksës administrative për leje rrënimi dhe tarifës për rritjen e densitetit të infrastrukturës nga Komuna e Fushë-Kosovës, MEA ka shqyrtuar dhe analizuar shkresën së bashku me dokumentacionin përcjellës.
“Komuna ka propozuar taksa në pajtim me Ligjin nr. 04/L-110 për ndërtim dhe Udhëzimin Administrativ nr. 02/2018 për taksa administrative për leje ndërtimore, leje rrënimi dhe tarifa për rregullimin e infrastrukturës. Taksa administrative për leje ndërtimore për kategorinë e parë e llogaritur nga Komuna është 1.55 euro për metër katror; Taksa administrative për leje ndërtimore për kategorinë e dytë e llogaritur nga komuna është 2.10 euro për metër katror; Taksa administrative për leje rrënimi e llogaritur nga Komuna për kategorinë e parë dhe të dytë është 0.95 euro për ketër katror”, thuhet në shkresën për shqyrtim të ligjshmërisë nga MEA.
“Tarifa për rritjen e densitetit të infrastrukturës është llogaritur konform shtojcës 7 të UA nr. 02/2018 dhe kjo tarifë duhet të llogaritet vetëm për njësitë e reja të banimi. Komuna duhet të procedojë për aprovim taksat për pajtim me procedurat e parapara me Ligjin për ndërtim nr. 04/L-1010”.