Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një lagje e Prishtinës mbesin pa ujë

KRU Prishtina

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka njoftuar se impianti për trajtimin e ujit Shkabaj ka dalë jashtë funksionit që nga ora 05:00 e mëngjesit, për shkak të turbullirave shumë të larta në kanalin Ibër-Lepenc, të shkaktuara nga punimet që po zhvillohen në kanal.

Si rezultat, disa zona janë aktualisht pa furnizim me ujë, përfshirë Fushë-Kosovën, Drenasin, Obiliqin, një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë dhe pikat e larta të lagjes Arbëria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndikime dhe reduktime priten edhe në disa zona tjera të kryeqytetit, ka njoftuar kompania.

Nga kompania kanë bërë të ditur se ekipet janë në terren dhe po monitorojnë gjendjen vazhdimisht. Furnizimi me ujë do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues.

KRU “Prishtina” u ka kërkuar ndjesë qytetarëve për shqetësimet, duke theksuar se situata ka ardhur “pa fajin tonë”, pasi kanali Ibër-Lepenc nuk menaxhohet nga kompania.