Arbëri

FSK-ja me 18 nëntogerë të rinj

kadeta

18 ushtarë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë të premten. Në ceremoninë e betimit, presidentja Vjosa Osmani vlerësoi lart përkushtimin dhe gatishmërinë e kadetëve për t’i shërbyer vendit me nder dhe përkushtim. 

“Nuk ka nder më të madh sesa t’i shërbehet atdheut me zemër, betim dhe uniformë. Kjo ceremoni nuk shënon vetëm fundin e një etape, por fillimin e një përgjegjësie të shenjtë për ju”, ka thënë presidentja Osmani. 

Ajo theksoi historinë e sakrificës dhe qëndresës së popullit të Kosovës, duke e lidhur rolin e FSK-së me trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe një javë më parë Forca e Sigurisë e Kosovës, shtoi në kapacitetet e veta edhe 350 rekrutë të rinj.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se FSK-ja është duke ecur me hapa të shpejtë drejt zhvillimit me kapacitete të plota si ushtri. Kurti, tha se të përgatitur në aspektin profesional e logjistik, ushtarët janë të pamposhtur e të pathyeshëm, kurse sovraniteti shtetëror i paprekshëm e integriteti territorial i pacenueshëm. 

Një javë më parë Forca e Sigurisë e Kosovës shtoi në kapacitetet e veta edhe 350 rekrutë të rinj.