“Frymëzim” është quajtur heroi Enver Zymeri, i cili ra në krye të detyrës gjatë një aksioni në veri 13 vjet më parë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se falë përkushtimit dhe vendosmërisë që ka shfaqur Policia, është arritur që të shtrihet sovraniteti, rendi dhe ligji në tërë territorin e vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Heroizmi dhe sakrifica e Enver Zymerit dhe e të gjithë zyrtarëve policorë që kanë rënë në krye të detyrës, janë një burim frymëzimi dhe krenarie për të gjithë ne”.
E, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Enver Zymeri është kthyer në shembull e motiv për qindra vajza e djem që shërbejnë në çdo cep të Kosovës.
“Sot dhe çdo ditë u jam mirënjohës djemve e vajzave tona që bartin me nder e krenari uniformën e Policisë së Kosovës dhe shërbejnë e mbrojnë Republikën tonë, duke realizuar kështu aspiratat e 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës”.