Franca ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë masën për ndalim të hyrjes së mallrave serbe në “kujdes të shtuar”.
Në një shkrim në Twitter, ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se vendimi mundëson përparim në Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës që të hapë pikëkalimin kufitar në Merdar për mallrat nga Serbia. Ky është vendim i rëndësishëm që mundëson përparim në integrimin rajonal (Procesin e Berlinit) dhe drejt integrimit Evropian. Përpjekja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar ai.
Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti u shpreh i bindur se ky ndryshim i masës është “më se i mjaftueshëm” që Kosova të jetë pjesë e takimit të CEFTA-s këtë javë e në samitin e Berlinit javën tjetër.