E hapur është përherë dera e shtëpisë së Osman Osmanit për fqinjin e tij të parë. E ai nuk është fqinj dosido. S’është askush tjetër, por vetë Bill Clintoni. Dhe Osmani është asi burri që i ka ruajtur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës traditat shqiptare të mikpritjes.
“Shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, është njëra prej shprehjeve kanunore që përshkruan nikoqirllëkun e të zotit të shtëpisë për mysafirin, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të falënderoj prej shpirtit çfarë ke ba ti për neve. Veç Zoti se tjetërkush s’ka ba ma shumë se ti për ne”, ishin fjalët e para që Osmani do t’ia thoshte në konakun e tij presidentit demokrat, Bill Clinton, në shtatorin e vitit 1999.
Billi dhe bashkëshortja e tij, Hillary Rodham Clinton, atëherë zonjë e parë, blenë për 1.7 milionë dollarë shtëpinë njëmbëdhjetë dhomëshe të stilit holandez në Chappaqua, në periferinë pyjore të Westchester Countyt, shkruante gazeta njujorkeze, “New York Times”, në numrin e 3 shtatorit 1999.
“Me blerjen e shtëpisë në New York, hiqet një prej pengesave kryesore në shtegun e zonjës Clinton, e cila po përgatitet për garën zgjedhore për Senatin e Shteteve të Bashkuara”, raportonte prestigjiozja amerikane.
Lotët e presidentit
Njëri prej tri familjeve fqinje ishin edhe Osmanët nga Morina e Gjakovës. Shtëpia e tij trekatëshe është përballë Clintonëve.
Osmanët ka 35 vjet qyshkur kishin ngulur themelet e rezidencës me lëndinën e madhe që shtrihet përballë tri shtëpive të tjera të fqinjëve. Aty kishin jetuar 23 anëtarët e tre vëllezërve Osmani, që do të zotëronin rreth tetëqind patundshmëri para se të ndaheshin.
Osman Osmani, tani pronar i rreth katërqind banesave e shtëpive në rrethinën njujorkeze, kishte takuar gjatë viteve nëntëdhjetë si pjesë e grupit të fuqishëm të lobit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë politikanë të lartë me fuqi vendimmarrëse në politikën amerikane.
Në sy i kishte thënë Clintonit se ishte votues republikan. Megjithatë, e kishte mbështetur fushatën për senatore e presidente të zonjës Clinton për shkak se e kishte ndihmuar Kosovën. Thotë se lobi shqiptaro-amerikan ka ruajtur neutralitetin partiak kur vinte puna te çështjet e shqiptarëve në Ballkan. Por ndihej borxhli ndaj Hillary Clintonit si fqinj i parë.....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)