TIMSS ka publikuar rezultatet nga testimi i njohurive të nxënësve në nivelin fillor në fushën e matematikës dhe shkencës. Këtë vit, Kosova i është nënshtruar këtij testi vetëm me nxënësit e klasës së katërt.
Nga 58 shtete pjesëmarrëse, Kosova ka dalë në vendin e 47-të në fushën e matematikës. Kurse në atë të shkencës ka dalë në vendin e 55-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlerësimi i organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Vlerësimin e të Arriturave në Arsim pati filluar më 27 maj dhe ishte përmbyllur në qershor.
Në vitin 2019, Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në testimin ndërkombëtar TIMSS. Atëkohë, nxënësit kosovarë ishin radhitur në vendin e 54-t në mesin e 64 shteteve pjesëmarrëse.
Ky studim ndërkombëtar matë arritjen e nxënësve në matematikë dhe shkencë çdo katër vjet duke administruar teste në një mostër nxënësit në klasën e katërt dhe të tetë.