Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor dhe është dërguar në Shqipëri për trajtim të specializuar.
Në njoftim shkruhet se fëmija aktualisht ndodhet në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ku po merr kujdesin mjekësor të nevojshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa familja e tij, përfshirë babanë, vëllain dhe motrën, janë akomoduar në një qendër refugjatësh në Babrru të Tiranës.
OBSH-ja në Shqipëri ka ndarë pamje nga evakuimi i fëmijës, ndërsa ka vlerësuar përfaqësuesit e institucioneve shqiptare, që kanë kontribuar në realizimin e kësaj ndihme humanitare. /EuronewsAlbania