Gazetari Lavdim Hamiti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje s’ka qenë e gatshme që Vjosa Osmanit t’ia japë edhe një mandat si presidente e Kosovës. Hamiti në “Konfront” të KTV-së ka thënë se Vetëvendosje s’ka dashur një “presidente që mund ta telefonojë Trumpin sa herë të dojë”.
“Prandaj edhe disa herë e kanë testuar i kanë thënë a na siguroni 66 vota se LDK i kemi 15 vota. Nëse VV-ja do të thoshte po, atëherë s’do t’i mbetej faji asaj. Faji do t’i mbetej LDK-së. Por, nuk ka qenë kurrë e interesuar. Kanë dashur një president që merret me Shoqatën e Zjarrfikësve të Kosovës. Por, jo një presidente të cilës i thotë presidneti Trump kur je në gjendje mund të më telefonosh”, tha Hamiti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDakaj: Dështimi më i madh i një lideri është që me 50% të mos arrijë të gjejë zgjidhje
Gazetari Shkëlzen Dakaj, e ka quajtur dështim për kryeministrin Albin Kurti i cili pavarësisht se ka fituar mbi 50% të votave të qytetarëve, sërish nuk ka arritur të gjejë zgjidhje për çështjen e presidentit, dhe si rezultat vendi do t’i nënshtrohet sërish zgjedhjeve.
Dakaj në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se Kurti është dashur të ofrojë marrëveshje politike për opozitën që t’i arrijë numrat për ta zgjedhur presidentin apo presidenten e Kosovës.
“LVV-ja në momentin e fundit kërkonte standarde të një formaliteti që i kanë nënshkrimet e deputetëve, LDK-ja. Çdo parti e cila del e para i ofron secilës parti politike marrëveshje që t’i arrijë numrat. Tërë kohën po e përmend që sovrani ia ka dhënë të drejtën mbi 50%, po por nuk ia ka dhënë 80%, prandaj duhet marrëveshje. Është dështimi më i madh i një lideri me 50% të mbështetjes qytetare të mos arrijë ta bëjë një konsensus për një president”, ka thënë Dakaj.
Azemi i VV-së: Duhet t’i pensionojmë këto subjekte opozitare
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, e ka kritikuar opozitën pasi ka thënë se qëllimisht e ka bllokuar procesin për zgjedhjen e presidentit të ri me synimit për të shkuar në zgjedhje.
Ai ka thënë se partitë opozitare – PDK, LDK – duhet të “pensionohen” dhe se skenës politike, sipas Azemit, i duhen parti të tjera.
“Oferta më gjeneroze mbi të gjitha ka qenë e fundit për tre emra që mund t’i propozojnë opozita. Çfarë oferte do tjetër kjo opozitë për presidentin. Opozita ka mundur t’i zgjedhë tre emra. Por nuk ishte qëllimi opozitës zgjidhje dhe të ketë president. Kemi nevojë për opozitë të re dhe duhet t’i pensionojmë këto subjekte opozitare sepse me këtë logjikë shkojmë në disa procese zgjedhore dhe realiteti ka me qenë i njëjtë”, ka thënë ai në Konfront.
Fejza: Opozita e ka keqkuptuar rolin, bllokada nuk është opozitarizëm
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka thënë se partitë opozitare e kanë keqkuptuar rolin e tyre. Sipas Fejzës ato në vazhdimësi, që nga viti i kaluar nuk kanë bërë asgjë tjetër përveç bllokadës.
Fejza në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se LVV-ja ka ofruar në vazhdimësi përpjekje për të gjetur zgjidhje edhe për çështjen e presidentit.
“Vullneti i qytetarëve është manifestuar te numri i deputetëve në Kuvendin e Kosovës e pastaj në këtë linjë ne si LVV në bazë të numrit që kemi pasur prapë nuk kemi krijuar asnjë bllokadë. Në anën tjetër kur është kërkuar nga opozita një situatë në të cilën LVV-ja e vetme nuk ka arritë të bëjë zgjidhje e vetme për situatën këtu jemi bllokuar. Kjo është qasje e përsëritur e opozitës, qytetarët e dijnë që në legjislaturën e kaluar jemi ballafaquar me një situatë të ngjashme. Opozita e ka keqkuptuar opozitarizmin sepse bllokada nuk është opozitarizëm”, ka thënë Fejza.
Të martën, në mesnatë u shpërnda legjislatura e dhjetë e Kuvendit, pasi dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues. Për pasojë, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Zgjedhjet e radhës do të jenë të tretat parlamentare dhe të pestat në përgjithësi në 16 muajt e fundit.