Me fotografi të personave të zhdukur dhe krimeve të luftës mbi popullatën shqiptare në Kosovë nga forcat serbe, gjatë luftës së vitit 1998/1999, familjarët e personave të pagjetur janë shprehur të dëshpëruar me punën e deritanishme nga institucionet vendore.
Në hapjen e ekspozitës, e cila do të jetë e hapur deri më 15 janar, Ahmet Graiçevci, kryetar i KKAFZhK-së, ka thënë se asnjë nga institucionet e Kosovës deri më tash nuk kanë bërë aq sa duhet. Sipas tij, nëse do të punohej më shumë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve, nuk do të kishte nevojë as për Gjykatë Speciale, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE, Latif Mehmeti nga Shoqata e Personave të Zhdukur dhe Viktimat e Luftës, në Podujevë, ka thënë se ky komision më shumë ka shpenzuar kohë jashtë vendit sesa që është marrë me këtë çështje.
Ymer Merlaku, nënkryetar i Shoqatës për Persona të Zhdukur në komunën e Klinës, i cili ka të zhdukur vëllanë, djalin e vëllait dhe mbesën, ka thënë se nuk ka asnjë ndryshim për disa vite në zbardhjen e rasteve.
Ata kanë kërkuar që të formohet një komision ndërkombëtar për t’i hulumtuar arkivat e shtetit serb për ndriçimin e fatit të të pagjeturve.