I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tyre dyditor në Kosovë, do të takohen edhe me liderët e opozitës.
KOHA ka mësuar se që të tre liderët opozitarë, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesave për takim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimet pritet të zhvillohen gjatë paradites të së martës në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Takimi i parë i Escobarit dhe Lajçakut të hënën në Kosovë, do të jetë sot me kryeministrin Albin Kurti, nga ora 20:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Ndërsa, të martën në mëngjes emisarët e SHBA-së dhe BE-së do të priten nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas vizitës së tyre në Kosovë, Escobari dhe Lajçaku do të udhëtojnë për në Serbi.