Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Era në Istog i lë disa fshatra pa energji elektrike

Era që fryu të hënën në Istog la disa fshatra pa energji elektrike. Nga Komuna e Istogut i kanë thënë KOHËS se fshatrat Muzhevinë, Lluga, Tomoc, dhe një pjesë e qendrës, kanë mbetur pa rrymë që nga ora 17:00, derisa ekipet ende s’kanë dalë në terren për vlerësim të dëmeve.

KOHA mëson se janë regjistruar edhe dëme materiale, derisa Komuna theksoi se gjatë ditës do të dalin me raport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Akoma nuk i kemi kontaktuar ekipet e KEDS-it pasi sapo kemi dalë në punë. Nuk vërehet që ka tela të hedhur në tokë, por ka defekte. Besoj që nëse ndalet era do të riparohen”, thanë nga Komuna.