Emir Abrashi nga shoqëria civile është zgjedhur kryetar i Aleancës Kosova e Re. Lajmin e ka bërë të ditur vet Abrashi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
Ai ka njoftuar se mbrëmë është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor ku u zgjodhën organet e reja drejtuese të partisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbrashi ka thënë po ashtu se AKR-ja do të hyjë në një fazë të thellë reformimi për të ofruar një alternativë të besueshme politike.
“Me shumicë votash, mora besimin për ta udhëhequr AKR-në në katër vitet e ardhshme. Ky është një nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi serioze ndaj secilit prej jush dhe ndaj qytetarëve të Kosovës. AKR do të hyjë në një fazë të thellë reformimi dhe ristrukturimi, me synimin për të ofruar një alternativë të besueshme dhe moderne politike. Shpreh mirënjohjen time të veçantë për Presidentin Emeritus të AKR-së, z. Behgjet Pacolli, për mbështetjen dhe besimin e tij në këtë proces. Bashkëpunimi ynë, duke ndërthurur përvojën e tij të vyer me energjinë dhe vizionin tim, do të jetë kyç për rikthimin e AKR-së aty ku e ka vendin — në institucionet e vendit, si një zë konstruktiv, i përgjegjshëm dhe i orientuar drejt interesit publik”, ka shkruar Abrashi.
Abrashi ka thënë po ashtu se bashkëpunimi me shoqërinë civile pjesë e së cilës ishte deri më tani, do të vazhdojë në forma të reja dhe në shërbim të së mirës publike.
Më 12 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pezulloi AKR-në si parti për shkak se dështoi t’i organizojë zgjedhjet e brendshme brenda afatit.
KQZ-ja i dha afat që brenda 45 ditësh të mbajë zgjedhjet e brendshme. Sipas KQZ-së, AKR-ja ishte e obliguar t’i mbajë zgjedhjet e brendshme deri më 25 shkurt 2026.
Nga kjo parti deklaruan se arsyeja se pse nuk kanë arritur t’i mbajnë zgjedhjet e brendshme të partisë ishte sepse në vitin e kaluar rastisën të jenë edhe zgjedhjet lokale edhe ato nacionale.