Prokurorja Elza Bajrami-Kastrati është betuar si anëtare e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) pas miratimit të raportit të komisionit zgjedhor, ku ishte shpallur fituese në radhët e prokurorive themelore.
Bajrami-Kastrati pati fituar zgjedhjet në konferencën e përgjithshme të prokurorëve në nëntor të vitit të kaluar, por certifikimi i saj u pamundësua vitin e kaluar nga disa anëtarë të Këshillit. Arsyetimi i KPK-së ishte që procesi nuk është zhvilluar konform standardeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj Bajrami-Kastrati kishte ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke kërkuar anulimin e vendimit. Më 3 mars, Themelorja vendosi që të anulojë vendimin e KPK-së të 1 dhjetorit dhe e detyroi ta miratojë raportin për procesin zgjedhor.
Për këtë ka reaguar edhe Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë. Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se me këtë po shkon drejt zbatimit të plotë reforma në KPK.
“Sot është certifikuar anëtarja e re e KPK-së nga radhët e prokurorive themelore, për ta sjellë Këshillin në 6 nga gjithsej 7 anëtarë sa duhet të ketë KPK. Ky hap është rezultat i ndryshimeve reformuese ligjore, konkretisht Ligjit Nr. 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe pjesë e procesit të zbatimit të reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ditë me parë Kuvendi i Kosovës ka nisur procedurat për ta zgjedhur edhe anëtarin/en e mbetur jo prokuror/e, në mënyrë që e tëra të kompletohet në përputhje me synimet e reformës. Ky veprim funksionalizon tutje punën në KPK. Padyshim se ky është një zhvillim pozitiv që tregon se reforma po zbatohet, me qëllim të forcimit të integritetit, llogaridhënies dhe profesionalizmit në tërë sistemin prokurorial”, ka shkruar ajo.