Në mënyrë tradicionale të martën në orën 11:00 do të futen në Kukës nëpërmjet kufirit qytetarë të Kosovës, si simbol për të kujtuar eksodin e shqiptarëve.
Mustafë Kryeziu nga organizata joqeveritare “Eksodi 99” ka thënë se është shumë moment emocionues përkujtimi i ikjes së shqiptarëve të Kosovës nga lufta, duke përmendur se kjo ngjarje duhet të mos harrohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është emocionale kryesisht për mua e para kokës time jam me ngjarjet e asaj kohe siç i kam treguar. Si organizatë për të lënë gjurmë kemi ndërtuar kulla, obeliskë e kemi bërë veprime të ndryshme. 25 vjet nga kjo e mbajmë këtë ditë për të mos harruar sepse si dihet, nëse harron, ajo shpërblehet me gjëra të këqija. Si në çdo vit, në orën 11:00 kalohet kufiri në këmbë në shenjë përkujtimi të atyre ngjarjeve”, ka thënë Kryeziu për emisionin "SOT" në KTV.
Ai ka theksuar se aktivitetet kanë nisur që nga mëngjesi, e kur të kalohet kufiri, Kryeziu u shpreh se shqiptarët e Kosovës do t’i presin përfaqësues të bashkësisë së Kukësit.
Kryeziu u shpreh i pakënaqur që për eksodin e shqiptarëve s’është bërë asnjë muze mbarëkombëtar.
Në periudhën 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.
Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra-mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.
Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet, e në dy vjetët e fundit edhe simbolikisht prej pandemisë, kjo dramë vuajtjesh nga më të tmerrshmet që kanë përjetuar njerëzit e kësaj toke, ka shkruar KP.
Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).
LEXO EDHE: