Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekipi jokushtetues negociator shpenzoi rreth 43 mijë euro

Ekipi negociator, në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, që u shpall kundërkushtetues nga Gjykata Kushtetuese, ka shpenzuar rreth 43 mijë euro që nga ekzistimi i tij.

Këto para të taksapaguesve kosovarë janë shpenzuar për bileta aeroplani, paga, akomodim, ushqim dhe punëtori, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëvendëskoordinatori Administrativ i Ekipit negociator, Ilir Cacaj, ka thënë se

shpenzimet përfshijnë edhe të punësuarit në Zyrën Administrative.

Shpenzimet për paga kanë kaluar shumën e 17 mijë eurove.

“Nga shuma e përgjithshme, shpenzimet janë të ndara si vijon:

Shpenzime udhëtimi (bileta aeroplani) për disa udhëtime në Bruksel - 22,251 euro. Shpenzime akomodimi dhe ushqimi (punëtori në Tiranë) për të gjithë anëtarët e Delegacionit dhe stafin përcjellës – 3.452 euro. Për paga janë shpenzuar 17.060 euro”.

Ekipi i dialogut ishte votuar në Kuvend në dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte ndarë për të, 300 mijë euro.

Për këto shpenzime, deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se ky ekip duhet të marrë përgjegjësi.

KTV-ja ka raportuar në prill të këtij viti, se si në Zyrën e Koordinatorit Administrativ, ishin propozuar për t’u punësuar militantë dhe bashkëpartiakë të Nismës dhe PSD-së.